Ballina Bota

GREQI – Papandreu drejt rifutjes në politikën aktive

ATHINË, 21 tetor /ATSH-ANA/ – Ish-lideri i partisë së njohur të majtë greke PASOK, Jorgos Papandreu njoftoi kandidaturën e tij për të udhëhequr partinë ”Lëvizja për ndryshim” (KINAL).

Ish-kryeministri kishte njoftuar qëllimin e tij gjatë një telefonate me udhëheqësen aktuale, Fofi Gennimata, e cila u tërhoq nga zgjedhjet e planifikuara në dhjetor për arsye shëndetësore.

Duke shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, Papandreu deklaroi se ”vendi ka nevojë për një ndryshim të ri dhe një parti demokratike më përparimtare”.

“Unë do të kontribuoj me të gjithë forcën time për ta kthyer partinë tonë në një force madhështore, përsëri në ballë të zhvillimeve”, deklaroi Papandreu duke ftuar të gjithë  që të votojnë për të./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhimi i naftës bruto, 3.9% më i lartë gjatë 9-mujorit
Artikulli tjetërNikolla në Athinë, pjesë e konferencës së kryetarëve të parlamenteve të KiE