Ballina Bota

SIRI – 13 viktima pas një sulmi terrorist

DAMASK, 20 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 13 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në dy shpërthime të dyfishta në kryeqytetin sirian Damask, njoftuan mediet shtetërore.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, SANA theksoi se ”pati dy shpërthime gjatë këtij sulmi terrorist ndërsa një autobus po kalonte Urën e Presidentit në Damask.

Pamjet e televizionit sirian treguan mbetjet e djegura të autobusit të rrënuar.

”Njësitë inxhinierike çmontuan një bombë të tretë që ishte vendosur në të njëjtën zonë”, raportoi SANA.

Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në MB theksoi se ”shpërthimi vrau 14 persona dhe numri pritet të rritet”.

Observatori dhe SANA deklaruan ”se në autobus gjendeshin ushtarë sirianë”./     /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku Kombëtar i Thethit tërhoqi mbi 78 mijë turistë në janar-shtator
Artikulli tjetërImportet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, rritje me 7,8 %