Ballina Ekonomi

Pagesa e kredisë merr 20 % të të ardhurave për 76 % të ndërmarrjeve

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ 76 % e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20 % të të ardhurave të tyre.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, barra e pagesës së huasë është më e lartë tek ndërmarrjet e mesme, ku pesha e ndërmarrjeve që raportojnë se kjo pagesë tejkalon 20 % të të ardhurave, zë rreth 26 % të totalit të grupit, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mëdha, kjo peshë është rreth 23 %.
Sipas BSH-së, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (rreth 89 % e ndërmarrjeve të vogla, 93 % e ndërmarrjeve të mesme dhe 92 % e ndërmarrjeve të mëdha), pohojnë që  ky shpenzim ka mbetur i pandryshuar në vitet e fundit.
Për të kompensuar rritje ne kostos së shërbimit të huasë, ndërmarrjet janë mbështetur
kryesisht në uljen e shpenzimeve (27 %) ose në përdorimin e rezervave të ndryshme (27%).
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak78,8 miliardë lekë në buxhet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
Artikulli tjetërPrezantohen drejtuesit e rinj të Policisë, Nano: Përkushtim maksimal për goditjen e krimit