Ballina Flash

INSTAT: 105 aksidente rrugore gjatë shtatorit

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Në muajin shtator 2021 numërohen 105 aksidente rrugore nga 138 aksidente të ndodhura në muajin shtator 2020, duke u ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

INSTAT raportoi se në nëntëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1391 persona nga 1164 persona në nëntëmujorin e vitit 2020.

Sipas INSTAT, meshkujt përbënin 76 % të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit.

Në muajin shtator 2021, aksidentet rrugore, në 84,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25–34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 23,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në nëntëmujorin e vitit 2021, aksidentet rrugore, në 15,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 26,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, bën të ditur INSTAT.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlopp: Salah futbollisti më i mirë në botë
Artikulli tjetërSegmenti i ri nga Kuçi në Kotë, spektakël i natyrës shqiptare