SHKUP, 17 tetor /ATSH-MIA/ – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur votimi për zgjedhjet e shtata lokale që nga pavarësia e vendit.
Votimi zhvillohet në 3 400 qendra votimi, ku do të ushtrojnë të drejtën e votës 1 824 864 qytetarë, deri në orën 19:00.
Për herë të parë, këtë vit, votuesit do të identifikohen nga pajisjet biometrike të identifikimit të gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve, 1 045 vëzhgues vendas dhe të huaj do të monitorojnë këto zgjedhje.
Balotazhi i zgjedhjeve është skeduluar për më 31 tetor./ /ervo/












