AXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/10/2021

BALI (Indonezi) – Rihapja e ishullit për disa turistë të huaj.

MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov merr pjesë në takimin e CIS.

ROMË (Itali) – Festivali i Filmit në Romë.

HAGË (Holandë) – Seanca publike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (CIJ) në çështjen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që akuzojnë njëri-tjetrin për diskriminim racor.

BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pret kancelarin e ri austriak, Alexander Schallenberg.

VOSTOTCHNY (Rusi) – Nisja e një rakete që mban satelitët OneWeb.

SPANJË – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, merr Çmimin Evropian Charles V.

OSLO (Norvegji) – Prezantimi i qeverisë së re.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Miratimi i një rezolute të Këshillit të Sigurimit që zgjeron misionin e tij politik në Haiti.

TEHERAN (Iran) – Vizita e negociatorit të BE-së, e Enrique Mora, përgjegjës për bisedimet për rifillimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare Bërthamore të Iranit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.