Ballina Flash

“Shqipëria buzëqesh”, 1,816,580 vaksinime në gjithë vendin

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 816 580 vaksinime antikovid në gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrën e vaksinimit në total.

Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 6 147 vaksinime antikovid.

Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.

Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Franca planifikon zgjatjen e përdorimit të certifikatës shëndetësore
Artikulli tjetërTuristët interes për Monumentin Natyror 220-vjeçar