Shërbimet, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve 81.1 %

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Ekonomia i është rikthyer ringritjes dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve të bizneseve u rrit në tremujorin e tretë të vitit, duke reflektuar reduktimin e efektit të pandemisë.

Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e vrojtimit mbi normën e shfrytëzimit të kapaciteteve që rezulton me rritje për të gjithë sektorët ekonomikë.

Sipas BSH-së, shërbimet janë aktiviteti me shkallën më të lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor shënoi 81.1 % për tremujorin e tretë të vitit 2021, rreth 5.4 % më e lartë se një tremujor më parë.

Në industri, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve arriti në 78.9 %, ose 2.9 % më e lartë se një tremujor më parë. Ndërsa norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tregti u rrit me 3.9 % duke shënuar vlerën 78.7 % për këtë periudhë.

Vrojtimi i BSH-së, thekson se në sektorin e ndërtimit norma e shfrytëzimit të kapaciteteve  shënoi vlerën 69.9 %, rreth 3.1 % më e lartë se një tremujor më parë dhe 5.5 % më shumë se një vit më parë.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.