Ballina Flash

Fotogaleri – Java e vaksinimit të studentëve, vijon procesi në fakultete

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Në kuadër të “Javës së vaksinimit masiv të studentëve” po vijon procesi i vaksinimit të tyre, ku ekipet e shëndetësisë janë në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, çdo ditë të kësaj jave nga ora 08:30-14:00.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka ndjekur nga afër këtë proces në disa fakultete në kryeqytet, ku janë paraqitur një numër i lartë studentësh për të kryer vaksinën.

Vaksinimi masiv vijon në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinave kundër COVID-19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antikovid. Ditën e hënë, datë 11 tetor, janë kryer 6,339 vaksinime në të gjithë vendin.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antikovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antikovid.

Pikat e vaksinimit pranë fakulteteve në Tiranë:

– Fakulteti i Mjekësisë
– Fakulteti i Infermierisë
– Fakulteti i Stomatologjisë

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhimi ditor në kaskadën e Drinit 11700 MWh, prurjet 126 m3/s
Artikulli tjetërManastirliu në Universitetin e Durrësit: Vaksinimi, e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin në auditore