Ballina Ekonomi

Reshjet e shiut, pastrohen gurët e degët e rrëzuara në Llogora

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Reshjet e shiut me intensitet mesatar të cilat kanë vazhduar gjatë natës nuk kanë sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti rrugor shqiptar njoftoi sot se pavarësisht reshjeve, qarkullimi në akset rrugore ka vijuar pa probleme.

Sipas ARRSH-së, në Llogora si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës. Kontraktori i mirëmbajtjes me mjete dhe me punëtorë  ka bërë pastrimin.
Vazhdon puna për pastrimin në të gjitha akset për të siguruar qarkullim normal.
ARRSH apelon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore,  të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – 12 vende të BE-së kërkojnë ngritjen e mureve në kufijtë e tyre përballë flukseve migratore
Artikulli tjetërAviacioni civil, rritje e numrit të pasagjerëve gjatë sezonit veror