Ballina Ekonomi

Norma e interesit të kredisë për individë, 6.38% 

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Norma e interesit të kredisë së re në lekë për individët shënoi rënie në nivelin 6.38 % në 8-mujorin e këtij viti, nga 6.55 % që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa norma mesatare e interesit të kredisë për individë në monedhën euro, u ul në 3.56 %, nga 3.66 % që ishte në 8-mujorin e vitit 2020.

Bankës së Shqipërisë bën të ditur se rënia e interesit mesatar të kredive për individët është përcaktuar kryesisht nga kredia për blerjen e banesave.

Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit të kredisë për blerjen e banesave u ul në 3.41 %, nga 3.69 % që ishte mesatarja për 8-mujorin e vitit të kaluar.

Kredia për blerjen e banesave është edhe produkti me peshën kryesore në portofolin e kredisë për individët, me 65 % të vlerës totale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Nis gjyqi për ish-rojën nazist 100-vjeçar
Artikulli tjetërTreguesi i ndjesisë ekonomike rënie me 1.8 pikë gjatë shtatorit