Ballina Flash

Bino: 44% e popullatës mbi 18 vjeç, e vaksinuar me 1 dozë

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, deklaroi sot se sipas OBSH-së Shqipëria renditet në mesin e vendeve për mbulesën vaksinale në rajon.

Bino tha se “44 % e popullsisë target në Shqipëri janë vaksinaur me 1 dozë, duke iu përgjigjur akuzave të Vokshit për përqindjen e të vaksinuarve”.

“Përqindjet janë kollaj për t’u nxjerrë, bëhen dy llogari. Një llogari për popullatën target që është 2 milionë e 170 mijë dhe në popullatën target përfshihet popullata 18 vjeç e lart. Pra popullata target për çdo qeveri në fillim kur morën autorizimin e vaksinave është 18 vjeç e lart. Popullta target e Shqipërisë është 2 milionë e 170 mijë. Kalkulimet me dozë të parë e të dytë mbështeten në këtë popullatë”, tha Bino.

Ajo tha se “në popullatën e përgjithme me të dhënat e OBSH-së mbulesa është 32.1%, Shqipëria nuk është e fundit por është në mes”.

“Me futjen e fëmijëve, apo futjen e dozës së tretë, ndryshon popullata target ndryshojnë dhe shifrat. Ju janë dhënë dozat e vaksinave që janë përdorur. Nuk ka manipulim të shifrave. Kalkulimet bëhen kollaj dhe saktë. Këto janë të dhënat tona deri tani”, sqaroi Bino në Komisionin e Shëndetësisë.

Duke ju referuar administrimit të vaksinave, Bino theksoi se nuk ka asnjë dozë të humbur apo të skaduar deri tani në vendin tonë. “Pa doza të humbura. Pa vaksina të skaduara. Një indikator i rëndësishëm që duhet ta ruajmë”, tha Bino.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,758,046 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 806,886 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës antikovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,074,560 vaksina antikovid.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTwitter kufizon llogarinë e zëdhënësit të talebanëve
Artikulli tjetërKosova vazhdon bashkëpunimin me Shqipërinë për sigurinë rajonale, e përcaktuar të jetë në NATO