Ballina Flash

FUTBOLL – Kuman: U lodha duke u mbrojtur

BARCELONË, 4 tetor /ATSH-MIA/ – Një ditë para derbit në La Ligën spanjolle, në të cilën Barcelona do të përballet me Ateltiko Madrid, trajneri i klubit katalanas Ronald Kuman sërish u përball me pyetje të gazetarëve rreth të ardhmes së tij dhe konstatoi se “është lodhur duke u mbrojtur”.

Barcelona në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar vetëm një fitore, ndërsa spekulimet se strategut holandez po i përgatitet dorëheqjen, në mënyrë shtesë i nxiti humbja e bindshme nga Benfika (0:3) në Ligën e Kampionëve.

Një lëvizje e tillë do t’i kushtonte Barcelonës 12-14 milionë euro, e cila do e vështirësonte gjendjen e vështirë financiare të klubit.

Gjiganti katalanas dje konfirmoi humbje prej 481 milionë euro për sezonin e kaluar.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë venddepozitim mbetjesh në Patos, trajtohen në inceneratorin e Fierit
Artikulli tjetërMbi 50% e sipërmarrjeve, kolateral me pasuri të paluajtshme