Ballina Flash

Princesha japoneze Mako martohet 

TOKIO, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Vitet e pritjes duket se kanë përfunduar për Princeshën Mako të Japonisë: më 26 tetor, më në fund, ajo do të martohet me të dashurin e saj të kolegjit, Kei Komuro, një njeri i thjeshtë, njoftoi sot Agjensia e Familjes Perandorake.

Në të njëjtën ditë, çifti ka planifikuar të dalë para shtypit.

Agjensia njoftoi, gjithashtu, se vajza 29-vjeçare e Princit të Kurorës, Akishino, po vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), si rezultat i raportimeve negative në mediet japoneze.

Media ka vite që është e fiksuar me problemet financiare të familjes së Komuros.

Për këtë arsye, dasma, e planifikuar fillimisht për në 2018-n, u shty.

Duke u martuar me një njeri të thjeshtë, princesha është e detyruar të largohet nga oborri mbretëror.

Ajo dhe bashkëshorti i saj planifikojnë të jetojnë në SHBA./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrashëgimia muzikore e Jan Kukuzelit, veprimtari shkencore
Artikulli tjetërKushi: Nga e hëna mësimi pa turne