Ballina Aktualitet

Balla: Transformimi i Ballshit po ecën me ritmet e duhura

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ismet Beqiri, inspektoi sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Ballshit.

Balla deklaroi se puna për transformimin e Ballshit po ecën me ritme të shpejta.

Gjithashtu, Balla siguroi se “në mandatin e ri që sapo ka nisur do të rritet edhe më shumë vëmendja e qeverisë për Mallakastrën”.

“Transformimi i qytetit të Ballshit po ecën me ritmet e duhura. Do të rrisim edhe më shumë vëmendjen e qeverisë për Mallakastrën në mandatin tonë të ri”, tha Balla.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori Maitre në Mirditë, në fokus programet e mbështetura nga Zvicra
Artikulli tjetërReforma në Drejtësi po jep frytet e veta