TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialite për qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Ballshit dhe me strukturat e partisë në njësitë administrative Fratar, Kutë dhe Selitë.
Balla deklaroi se në qarkun Fier do të startojë një proces real i hapjes së partisë në muajt në vijim, për një përmirësim të dukshëm të përbërjes gjinore dhe afrimin e të rinjve në organizatat tona socialiste në territor.
Sipas Ballës, procesi i hapjes së Partisë Socialiste do të ofrojë një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që janë gati të japin e kontributin e tyre për Shqipërinë dhe komunitetet e tyre.
“Në Kongresin e 12 Qershorit miratuam fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhen dhe më realen të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që janë gati të japin e kontributin e tyre për Shqipërinë dhe komunitetet e tyre”, tha Balla. /j.p/























