Ballina Flash

YouTube zgjeron masat kundër videove antivaksinë

NJU JORK, 30 shtator /ATSH-AFP/ – YouTube njoftoi se ka forcuar politikë e tij për të luftuar kundër përmbajtjes antivaksinë, duke theksuar se masat dënuese nuk do të kufizohen vetëm në videot e keqinformimit për vaksinat kundër COVID-19.

“Përmbajtja që pretendon në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara janë të rrezikshme dhe shkaktojnë efekte kronike shëndetësore, që pohon se vaksinat nuk zvogëlojnë transmetimin e sëmundjeve, që përmban informacione të pasakta në lidhje me substancat e përfshira në vaksina, do të fshihen”, tha platforma në një deklaratë.

“Kjo përfshin përmbajtje që pretendojnë në mënyrë të rreme se vaksinat e miratuara shkaktojnë autizëm, kancer ose infertilitet, ose që substancat në vaksina mund të gjurmojnë personat e vaksinuar  me to”, vazhdoi kompania, një degë e Google.

Videot mashtruese në lidhje me vaksinimet rutinë, të tilla si fruthi ose hepatiti B, mund të hiqen nga faqja.

Nga ana tjetër, “përmbajtja në politikat e vaksinimit, provat e reja të vaksinave dhe sukseset ose dështimet historike të vaksinave” mbeten të autorizuara, siç mund të jenë dëshmitë personale për vaksinimin, përsa kohë që ato përputhen me rregulloret e platformës.

YouTube tashmë po aplikon masa për të luftuar keqinformimin rreth vaksinave antiCOVID-19, duke pretenduar se ka fshirë më shumë se 130 000 video vitin e kaluar, që shkelën rregullat e tij në këtë fushë.

Ndër masat e saj më të fundit, platforma pezulloi llogaritë gjermane të kanalit publik televiziv RT për shkeljen e rregullave të brendshme të komunitetit, duke transmetuar “informacione të rreme” për COVID-19 dhe për dëshirën për të anashkaluar pezullimin e shkarkimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak45 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetërKushi: Të vendosur të vazhdojmë projektet për zhvillimin e sportit