Ballina Aktualitet

Rama në Abu-Dabi, i ftuar nderi në “World Policy Conference”

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë si i ftuar nderi në “World Policy Conference”.

Kryeministri publikoi foto të takimeve në Abu-Dabi, ku do të zhvillohet konferenca.

Konferenca do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu-Dabi, ku do të marrin pjesë liderë nga e gjithë bota.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Përkthimit, mundimet e profesionit në fletoret e Lasgush Poradecit
Artikulli tjetërGjermani-Shqipëri, bashkëpunim për objektivat e zhvillimit të bujqësisë