TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë po vijon trendin në rritje këtë vit, krahasuar me një vit më parë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 631.8 miliardë lekë në fund të muajit gusht 2021.
Sipas BSH-së, sistemi bankar dha 20 miliardë lekë kredi të re gjatë gushtit të këtij viti.
Ndërsa në 8 muaj bankat disbursuan mbi 133 miliardë lekë kredi, 5.3 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e portofolit të kredisë ka arritur nivelin 6.6 %, nga 6.5 % ishte rritja vjetore në muajin korrik 2021.
/a.a/r.e/












