Ballina Flash

Transplant zemre për beben 11-muajshe

NAPOLI, 28 shtator /ATSH–ANSA/ – Një transplant zemre iu krye një pacienteje 11-muajshe në spitalin ”Monaldi” në Napoli.

Operacioni u krye në Njësinë Operative të Kompleksit të Kardiokirurgjisë Pediatrike, të drejtuar nga kardiologu Guido Oppido, i cili kreu procedurën kirurgjikale.

Vajza e vogël kishte zhvilluar një formë të rëndë të miokardiopatisë, që ndoshta lindi si rezultat i një infeksioni me Covid-19, të kontraktuar shkurtin e kaluar, i cili kërkoi shtrimin në spital për shkak të problemeve serioze me zemrën.

Procedura vazhdoi me implantimin e një ”Berlin Heart”, një zemër artificiale që vepron si një pompë e jashtme për trupin dhe që merr gjak përmes një kanali të futur në barkushen e majtë duke e futur atë në qarkullimin e gjakut.

Pajisja e ndihmës mekanike lejoi që fëmija të mbijetonte ndërsa priste transplantin, i cili u bë falë një dhurimi.

Kirurgjia e transplantit ishte e suksesshme dhe kishte një kurs të rregullt operativ dhe postoperativ.

Vajza e vogël, në fakt, u transferua në repartin e zakonshëm të shtrimit në spital dhe, së shpejti, do të jetë e mundur të dalë prej andej./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 8 humbje jete dhe 68 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetër​Sveçla: KFOR-i u ofrua të sigurojë pikat kufitare, u refuzua nga elementët ekstremistë