Ballina Flash

Presidenti Macron goditet me vezë në sup

LION, 27 shtator /ATSH-ANSA/ – Një burrë hodhi një vezë sot kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite të këtij të fundit në një ekspozitë për restorantet.

Veza goditi supin e presidentit Macron, por pa u thyer.

Autori, një burrë me pantallona të shkurtra, u largua menjëherë nga forcat e sigurisë dhe më vonë u prangos.

“Nëse ka diçka për të më thënë, të vijë”, komentoi presidenti Macron.

”Do ta takoj më vonë”, shtoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSveçla-Çuçi: Bashkëpunim mes dy vendeve në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve
Artikulli tjetërCOVID-19 – Pandemia uli jetëgjatësinë në nivelin e LIIB