Ballina Flash

Zbulohet ilaçi që zgjat jetën te pacientët me kancer të gjirit

ROMË, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Është mbijetesa më e gjatë e arritur deri më tani për kancerin e gjirit në stad të avancuar dhe që na lejon të flasim për kronizimin e vërtetë të sëmundjes, rezultati i paraqitur në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore.

Kjo demonstrohet nga rezultatet e analizës përfundimtare të përgjithshme, që vlerësoi efektet e administrimit të ribociclib, në kombinimin me letrozolen, krahasuar me variantin që kishte një placebo plus letrozolen.

Fokusi i studimit ishte tek gratë në postmenopauzë me kancer të avancuar ose metastatik të gjirit, të cilat rezultuan pozitiv për receptorët e hormoneve dhe negativ për receptorin 2 të faktorit të rritjes epidermike (Hr+/Her2-).

Studimi Monaleesa-2 tregoi se pas pesë vitesh, pacientët e trajtuar me ribociclib në kombinim me letrozole kishin një shans më shumë se 50% të mbijetesës në krahasim me pacientët që merrnin vetëm letrozolen./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj dekoron sizmiologun Shyqyri Aliaj: Vlerësojmë kontributin e shkencëtarëve në periudha të vështira si ajo e tërmetit
Artikulli tjetërNikolla me gratë agropërpunuese në Krushë të Madhe: Provë e mbijetesës dhe vitalitetit