TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me krerët e degëve doganore të Tiranës dhe Durrësit, dy degët doganore kryesore në vend, ku u diskutua mbi realizimin e detyrave dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj biznesit.
Gjatë këtij takimi në fokus ishin edhe problematikat e hasura gjatë punës së përditshme.
Kreu i doganës shqiptare kërkoi performancë në nivele të larta të çdo doganieri, sidomos në zbatimin e Kodit të Etikës, pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve, por dhe në mbështetjen e bizneseve, duke ju krijuar një klimë të favorshme për sipërmarrjen.






















