Ballina Ekonomi

Ibrahimaj takon Mcluney: Të angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me OKB

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj priti sot në një takim kortezie Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona Mcluney dhe drejtuesit e Agjencive të tjera partnere, UNDP, UNWomen dhe UNOPS.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që këto institucione ndërkombëtare kanë dhënë për Shqipërinë në reduktimin e efekteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ibrahimaj u shpreh se, mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin e plotë bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

“Kënaqësi të prisja në një takim kortezie Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Fiona Mcluney dhe drejtuesit e Agjencive të tjera partnere, UNDP, UNWomen, UNOPS. Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme që këto institucione ndërkombëtare kanë dhënë për Shqipërinë në reduktimin e efekteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Mbetemi të angazhuar për të vijuar bashkëpunimin e plotë bazuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në linjë edhe me reformat që po zbaton qeveria shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihmoi për ndërtimin e tij, Dua Lipa poston videon e kopshtit të ri në Tiranë
Artikulli tjetërMiqësorja e moshave kuqezi, Kombëtarja U-18 fiton testin ndaj U-17