Ballina Flash

Certifikohet kursi i parë për asistentë zjarrfikës

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Në Akademinë e Sigurisë u mbyll sot me certifikimin, kursi i parë për trajnimin e punonjësve zjarrfikës të nivelit bazë.

Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave morën pjesën drejtori i përgjithshëm i MZSH Alfred Kristuli, përfaqësues nga Shërbimi Zjarrfikës i Estonisë, drejtoresha e projektit të binjakëzimit Finlandë-Estoni të Akademisë së Sigurisë si dhe pedagogë.

Pjesë e këtij kursi ishin 20 zjarrfikës, nga shërbimi i bashkisë Tiranë dhe Kamzë. Përgjatë 2 javëve, punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës zhvilluan trajnim teorik dhe praktik, oficerë të MZSH dhe Policisë së Shtetit.
Pas këtij kursi të parë, do të vijohet me trajnimin e gjithë shërbimit zjarrfikës në vend, për të rritur aftësitë reaguese në raste zjarresh, ndërhyrje dhe dhënie ndihmë në raste aksidentesh etj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimet dhe bujqësia angazhojnë numrin më të lartë të të punësuarve
Artikulli tjetër110-vjetori i Kuvendit të Grecës, dekorata “Nderi i kombit” për luftëtarin Prekë Cali