STRASBURG, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Rusia është përgjegjëse për vrasjen, në vitin 2006, të ish-agjentit Aleksander Litvinenko, të cilin e helmoi ndërkohë që ai ishte në Britaninë e Madhe, deklaroi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg (GJED).
“Gjykata konstatoi, në veçanti, se kishte një indikacion të fortë se në helmimin e Litvinenkos, kriminelët Lugovoi dhe Kovtun, kishin vepruar si agjentë të shtetit rus’’, theksoi GJED-ja duke iu referuar emrave të dy agjentëve rusë, të cilët akuzohen për vrasjen e Litvinenkos.
Gjykata theksoi gjithashtu se ”autoritetet ruse nuk kryen një hetim të brendshëm efektiv të aftë për identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për vrasjen”./ /os/













