Shkelje e Kodit Zgjedhor, sanksion administrativ drejtorit të shkollës së mesme “Shëmri” Kukës

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot të dënojë me gjobë në masën 5000 lekë drejtorin e shkollës së mesme “Shëmri” Kukës, për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9 të Komisionit Rregullator.

KQZ njoftoi se në mbledhjen e sotme, në përfundim të rishqyrtimit administrativ të denoncimit për shkelje të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9 të Komisionit Rregullator ndaj kandidates për deputete, Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore Kukës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të dënojë me gjobë në masën 5000 lekë Drejtorin e Shkollës së Mesme “Shëmri” Kukës.

Gjithashtu, pas rishqyrtimit administrativ të denoncimit për shkelje të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9 të Komisionit Rregullator nga organizata Qëndresa Qytetare, vendosi të përfundojë shqyrtimin administrativ ndaj kandidatit për deputet, Alfred Muharremi, Bashkisë Tiranë dhe subjektit zgjedhor ‘Partia Socialiste’, pasi nuk provohen shkeljet e pretenduara.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.