Ballina Flash

Coldplay bashkëpunim me BTS për albumin e ardhshëm

LONDËR, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Grupi rock britanik, Coldplay, ka konfirmuar bashkëpunimin e përfolur me superyjet e K-pop, BTS.

“My Universe”, që do të këndohet në gjuhën angleze dhe koreane, u shkrua nga grupet dhe u prodhua nga kompozitori e producenti suedez Max Martin, i cili ka punuar edhe me artistë të tjerë, përfshirë Britney Spears dhe Taylor Swift.

Kënga do të publikohet si single më 24 shtator dhe do të shfaqet në albumin e nëntë të ardhshëm të Coldplay, “Music Of The Spheres”.

Dy këngë janë lëshuar deri më tani nga regjistrimi: “Higher power” dhe “Coloratura” (10 minuta).

“Higher power” u shfaq për herë të parë në maj, me ndihmën e astronautit francez Thomas Pesquet, në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Coldplay, aktualisht, mban titullin e grupit më të kandiduar në Brit Awards, me 28 të tilla në total dhe nëntë çmime të fituara.

BTS, një nga grupet më të njohura dhe me ndikim në muzikën botërore, përbëhet nga RM, Jin, Suga, J-Hope, Jimin, V dhe Jungkook.

“Music Of The Spheres” do të dalë në treg më 15 tetor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri, monitorimi i parë i faunës së egër në Gjirokastër
Artikulli tjetërCOVID-19 – Finlanda vendos kushtin për heqjen e kufizimeve