Ballina Flash

Bulqizë, nis asfaltimi i rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj

TIRANË 14 shtator /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Bulqizës ka nisur punën për asfaltimin e rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj, e cila u shërben 3 mijë banorëve të zonës.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili shprehet se rruga Ura e Serbinit-Shtushaj ka qenë një problem i madh për banorët e zonës prej shumë vitesh.

“Nis asfaltimi i rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj. Një nga rrugët më problematike në të gjithë Bashkinë Bulqizë. Një lajm i mrekullueshëm për rreth 3000 banorë të fshatrave Okshatinë, Homezh, Kovashicë, Zogje, Shtushaj, por edhe për Bllacën, Gjurasin e Mazhicën të cilët përfitojnë nga kjo rrugë”, shprehet ai.

Po ashtu, bëhet e ditur se rruga është e gjatë 52 kilometra, që duheshin bërë disa dekada më parë, e që lanë në harresë një zonë të tërë.

Gjithashtu, Alla shprehet se së shpejti, do të nisë asfaltimi i rrugës Ura Çerenecit- Zgosht.

“I lumtur teksa dëshmoj ndryshimin e Bulqizës. Ndërkohë, së shpejti nis edhe asfaltimi i rrugës Ura Çerenecit- Zgosht. Bashkë dhe me pak durim do t’i dëshmojmë transformimin e plotë të Bulqizës në çdo njësi administrative”, shprehet ai.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcim i bashkëpunimit mes strukturave hetimore të policisë shqiptare dhe çeke
Artikulli tjetërKëshilli Vendor i Sigurisë, OSBE tryezë të rrumbullakët në Shkodër