Ballina Ekonomi

IKMT shemb 4 ndërtime pa leje në zonën e Rinasit

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijoi sot aksionin për shembjen e 4 ndërtimeve pa leje në zonën e Rinasit, Tiranë.

IKMT publikoi foto të aksionit nga prishja e një objekti, i cili ishte një ndërtim pa leje në zonën e Rinasit.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar jo vetëm në vijën bregdetare, por në të gjitha bashkitë e vendit, për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BioNTech aplikon për miratimin e vaksinës për fëmijët nga 5-11 vjeç
Artikulli tjetërLegjislatura e re, Balla: Mirënjohje qytetarëve të qarkut Elbasan për mbështetjen