Ballina Bota

SHBA – Biden apelon për klimën: Ky është një kod i kuq

UASHINGTON, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Nju Jorkun, që ende po përpiqet të rimëkëmbet pas kalimit të uraganit Ida.

Ai vizitoi zonat më të goditura në Nju Xhersei dhe Kuins.

”Duhet të marrim masa urgjente për të luftuar ndryshimin e klimës”, theksoi presidenti duke folur me banorët e zonave të përmbytura.

“Edhe skeptikët e klimës po shohin se kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, tha presidenti.

”Provat janë të qarta. Ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim ekzistencial për jetën dhe ekonominë tonë. Dhe kërcënimi është këtu”, shtoi Biden.

“Kombi dhe bota janë në rrezik. Ky është kodi i kuq”, apeloi ai./  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE: Synojmë strategji digjitale efektive dhe të pavarur
Artikulli tjetërStilistja shqiptare Nensi Dojaka, fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton