Ballina Ekonomi

INSTAT: Indeksi i çmimeve të konsumit në gusht 2,4 %

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2021 është 2,4 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3 %.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,61 %, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,22 %.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kontribuan me +0,19 %. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,09 %.

Ndërsa çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 %. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me +0,05 %.

Gjithashtu çmimet u rritën edhe për grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,04 %. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,03 %. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEPJ: Shpërndahen 3500 tekste mësimore për shkollat shqipe në diasporë
Artikulli tjetërVATIKAN – Papa Françesku: Keqardhje që gratë trajtohen ende si skllave