Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 3 shtator 2021

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Ditën e premte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare në mesditë kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/32 diell
Kukës 13/30 diell re
Lezhë 16/31 diell
Dibër 10/29 diell re
Durrës 16/32 diell
Tiranë 17/33 diell
Elbasan 14/34 diell re
Berat 13/34 diell
Vlorë 16/32 diell
Korcë 13/30 diell re
Gjirokastër 13/35 diell
Sarandë 14/31 diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEmrat e kabinetit të ri qeveritar, Lindita Nikolla – Kryetare e Kuvendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/9/2021