Ballina Flash

TEKNOLOGJI- Rregulla të reja për Instagram, data e lindjes është e detyrueshme

KALIFORNI, 1 shtator /ATSH-ANSA/- Me dëshirën për të rritur masat e sigurisë për pajtimtarët e saj, Instagram ka njoftuar se do të fillojë të kërkojë nga përdoruesit që të fusin datën e lindjes në profil, nëse ata nuk e kanë bërë tashmë këtë.

Përmes një njoftimi, aplikacioni do të dërgojë këtë lloj kujtese me të cilën do të futet dita, muaji dhe viti, siç ndodh tashmë për shërbimet e tjera, siç është Twitter

Sipas kompanisë, kjo do të përmirësojë si përvojën e përdoruesve, sipas grupmoshave, ashtu edhe sigurinë e tyre, duke pasur parasysh mundësinë e personalizimit të përdorimit duke fshehur, për shembull, përmbajtje që konsiderohet e papërshtatshme për të miturit ose një auditor të caktuar.

“Njoftimi do të shfaqet disa herë dhe nëse, në një moment, nuk e keni ndarë datën tuaj të ditëlindjes, do t’ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që të vazhdoni të përdorni Instagram”, shpjegon Pavni Diwanji i produkteve të kompanisë Instagram.

“Ne tashmë po përdorim inteligjencën artificiale për të vlerësuar moshat e njerëzve bazuar në disa sinjale, të tilla si postimet e ditlindjeve. Në të ardhmen, nëse dikush na thotë se janë të një moshe të caktuar dhe teknologjia jonë na thotë të kundërtën, ne do t’i tregojmë atij një menu të opsionet e kontrollit të moshës”, përfundon Diwanji. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, seancat dëgjimore rinisin me prokurorin e Sarandës, Sali Hasa
Artikulli tjetërNis sot faza e tretë e Fiskalizimit, Denaj apel tatimpaguesve