Ballina Ekonomi

Rezerva valutore, e mjaftueshëm për 9.6 muaj import mallra e shërbime

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Stoku i rezervës valutore vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 9.6 muajve import mallrash dhe shërbimesh, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi “zhvillimet në sektorin e jashtëm”.

Sipas BSH-së, vlera e rezervës valutore llogaritet për mbulimin e 330 % të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.

Rezerva valutore arriti vlerën 3.9 miliardë euro në fund të muajit qershor 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

“Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, apo për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit, çmimeve dhe stabilitetit financiar”, thekson BSH-ja.

Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLegjislatura e X e Kuvendit, Meta dekreton seancën e parë në 10 shtator
Artikulli tjetërTIA: Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Italisë