Ballina Flash

Dita e tretë e grumbullimit, Kombëtarja vijon përgatitjet para Polonisë

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën stërvitore të radhës.

Përgatitjet për sfidën e katërt të eliminatoreve të Botërorit ndaj Polonisë u zhvilluan dje pasdite po në stadiumin e skuadrës “Polonia” e Varshavës.

Në këtë seancë morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike të lojës.

Stërvitja zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka asnjë problemet me dëmtimet apo ndryshim programi.

Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodowy” të Varshavës me kuqezinjtë që do të ambientohen me fushën.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja U-21, Lakti dhe Ismajlgeci: Japim maksimumin për fanellën kuqezi
Artikulli tjetërVetingu, seancat dëgjimore rinisin me prokurorin e Sarandës, Sali Hasa