Ballina Bota

ESTONI – Zgjidhet presidenti i ri

RIGA, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Shkencëtari Alar Karis do të jetë presidenti i ardhshëm i Estonisë, pasi ai u mbështet nga dy të tretat e deputetëve në raundin e dytë të votimit të zhvilluar sot.

Karis, ish-drejtori i Muzeut Kombëtar estonez, fitoi mbështetjen e 72 prej 101 ligjvënësve në parlamentin e Estonisë, Riigikogu.

Ai zëvendëson presidenten aktuale, Kersti Kaljulaid.

Betimi i tij është planifikuar më 11 tetor.

Presidenti i Estonisë është një rol kryesisht ceremonial dhe përfshin detyra përfaqësuese./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI- Për herë të parë, abonimet e reja 5G tejkalojnë ato 4G
Artikulli tjetërVitia: Gjatë shtatorit qytetarët mund të vaksinohen edhe të dielave