Ballina Flash

Roberto Benigni: Afganistani e bën zemrën time refugjate

ROMË, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Imazhet që shohim nga Afganistani, të njerëzve të grumbulluar në baltë dhe më pas të nënave që hedhin fëmijët e tyre mbi tela me gjemba, janë si të shohësh vetë zemrën tonë të hedhur tutje, zemra jonë është një refugjate në këtë botë, kështu u shpreh aktori italian, fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni.

“Edhe unë kam dëshirën ta hedh zemrën mbi tela me gjemba, sepse ato imazhe që ne shohim janë për mua. Unë jam ata, unë jam ai fëmijë”.

“Zemra ime është një refugjate, ndërsa sheh imazhet e nënave që hedhin fëmijët e tyre mbi tela me gjemba (…) ne vetëm mund t’i ndihmojmë ata njerëz. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë”, theksoi Benigni.

“Imazhet që vijnë nga Afganistani tashmë janë realitet tragjik, është një flakë e ndezur, që nuk mund të trajtohet me ironi”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis puna për linjën e interkonjeksionit 400 kV, Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Artikulli tjetërStrehë e sigurtë, Xhaçka dhe Kim vizitojnë familjet afgane në Qytetin Studenti