TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fundjavë, leku është nënçmuar në raport me valutat.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari amerikan kanë forcuar pozitat përkatësisht 0,15 lekë dhe 0,05 lekë.
Monedha europiane këmbehet me 121.87 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane 103.69 lekë.
Ndërsa paundi britanik e franga zvicerane zbritën përkatësisht me 0.18 lekë dhe 0.01 lekë dhe këmbehen sot, në kuotat e 142.04 lekë dhe 113 lekë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 103.69 | +0.15 | |
| Euro | EUR | 121.87 | +0.05 | |
| Poundi Britanik | GBP | 142.04 | -0.18 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 113.00 | -0.01 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 94.18 | +0.15 | |
| Dollari Australian | AUD | 75.19 | +0.03 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 81.85 | -0.26 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.89 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.74 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.39 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 147.35 | +0.31 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 186206.50 | +1,573.97 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2450.86 | +0.07 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.01 | +0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.01 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 12.36 | -0.02 | |












