Ballina Flash

90% e institucioneve arsimore në Mat, gati për fillimin e vitit të ri shkollor

TIRANË 27 gusht /ATSH-I.Vata/ Bashkia Mat ka nisur punën për përgatitjen e institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor 2021-2022.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili thekson se 90% e institucioneve arsimore janë gati për fillimin e vitit shkollor.

“Pak javë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor dhe Bashkia Mat ka nisur punën me institucionet arsimore. Kemi përfunduar pothuajse 90% të punës për përgatitjen e institucioneve arsimore që ndodhen në territorin e bashkisë tonë”, thekson ai.

“Po vijojmë punën për pjesën e mbetur me lyerjen e godinave dhe riparimet e brendshme elektrike dhe hidraulike”, tha Malaj. /a.a/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmbyllën me sukses misionin e shuarjes se zjarreve në Shqipëri, Peleshi falenderon BE- në, Holandën e Çekinë për mbështetjen
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 921 raste të reja dhe një humbje jete nga COVID-19