Ballina Flash

Dorëshkrimet si pjesë e rëndësishme e shtratit kulturor

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Bashkëpunimi i dy institucioneve si ai i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit me atë të Teksteve dhe Dorëshkrimeve Moderne (ITEM) në Francë, do të mundësojnë krijimin e institucionit të Dorëshkrimeve dhe Teksteve.

Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli shprehet se  “është shumë e rëndësishme të nxisim një politikë të re, për t’i trajtuar dorëshkrimet si një pjesë e rëndësishme e shtratit kulturor, jo vetëm në mënyrën sesi është ndërtuar një tekst letrar, por dhe për vlerën historike që mbartin”.

“Shekulli XXI mund të shënojë fundin e një epoke që ka të bëjë me dorëshkrimet në letër, ndërsa teknologjia tashmë gjurmon format elektronike të krijimit të një teksti, duke qenë se pjesa më e madhe e autorëve shkruajnë direkt në kompjuter”, u shpreh

Autorët shqiptarë që kanë bërë historinë e letërsisë shqipe e kanë merituar prej kohësh këtë vëmendje duke e konsideruar këtë fond një pjesë shumë të rëndësishëm të letërsisë shqiptare.

Prej kohësh është punuar që dorëshkrimet e shkrimtarëve shqiptar të grumbullohen pasi ato ndodhen në familjet e autorëve dhe në këtë mënyrë është i pavlerësuar ky thesar.

Ngritja e këtij institucioni do të krijonte më në fund thesarin kombëtar të letrave shqipe. Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli së bashku me Jean-Luc Puyau atashe për përhapjen e gjuhës franceze në Shqipëri së shpejti pritet t’i japin jetë këtij projekti ambicioz. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLockdown rriti duhanpirësit, kryesisht të rinj
Artikulli tjetërPastrimi i kanaleve vaditëse e kulluese në Durrës, Sako: Ndihmë fermerëve