Pastrimi i kanaleve vaditëse e kulluese në Durrës, Sako: Ndihmë fermerëve

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Kanalet vaditëse e kulluese në bashkinë e Durrësit janë duke u pastruar dhe hapur për t’i shërbyer fermerëve.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se “në muajt korrik dhe gusht kemi pastruar 2 kilometra kanal kullues kryesor, 1.3 kilometra kanale kullues sekondar, 2.2 kilometra kanale kulluese dhe ujitëse”.
Aktualisht, vijon Sako, po punohet për pastrimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse në njësitë administrative të Manzës dhe Katundit të Ri.
“Pastrimi i këtyre kanaleve mundëson që uji të shkojë në çdo parcelë për produktet bio të fermerëve të zonës e po kështu bën të mundur që uji i shirave të mos përmbytë tokat bujqësore dhe zonat përreth banesave të të fermerëve”, – theksoi Sako.
Rehabilitimi i këtyre kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit./k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.