Ballina Flash

Shpëtohen breshkat e ngecura në rrjetë në lagunën e Patokut

TIRANË 23 gusht /ATSH-I.Vata/ Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura Lezhë janë bërë heronjtë e ditës duke shpëtuar disa breshka që kishin ngelur në lagunën e Patokut.

Lajmi bëhet i ditur nga Administrata e Zonave te Mbrojtura Lezhë  e cila njofton se ditën sotme u mor një raportim për disa  breshka deti (Caretta caretta) të cilat kishin  ngecur në rrjeta në lagunën e Patokut. Menjëherë pas marrjes së raportimit stafi i ADZM Lezhe së bashku me stafin e  shkoi në zonë për të shpëtuar breshkat të cilat u çuan në qendrën e rikuperimit të breshkave në Patok. Pasi u bënë matjet e nevojshme këto breshka u lëshuan përsëri në det”.

Breshka deti (Caretta caretta) është më e zakonshmja që gjendet në ujërat shqiptare, sepse ujërat e territoreve shqiptare janë një zonë ushqimi e rëndësishme për popullatën e breshkave detare në detin Mesdhe, ndaj shfaqet nevoja e vazhdueshme për ruajtjen e tyre.

Brashkat janë të rëndësishme për rolin e tyre në ekosistemin detar, duke mbajtur të shëndetshme lëndinat detare dhe barrierat korale. Ato ofrojnë habitat për gjallesa detare, balancojnë zinxhirin ushqimor detar dhe lehtësojnë kthimin e lëndëve ushqyese nga uji në tokë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihma juridike falas, Gjonaj: 1684 qytetarë përfituan në periudhën janar-korrik
Artikulli tjetërBM- Johnson pritet t’i kërkojë Biden shtyrjen e tërheqjes së trupave amerikane përtej 31 gushtit