Ballina Flash

FUTBOLL- Xherdan Shaqiri kalon tek Olympique Lyon

LONDËR, 23 gusht /ATSH-AA/ Sipas medieve britanike dhe franceze, Liverpuli është dakorduar të shesë futbollistin 29-vjeçar zviceran me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri tek Olympique Lyon për 9,5 milionë paundë (rreth 11 milionë euro).

Shaqiri nuk luajti shumë me fanellën e “redsave” sezonin e kaluar. Ai filloi në vetëm pesë ndeshje të Premier Ligës kështu që vendosi të largohet nga Anfield.

Lyon konfirmoi se Shaqiri mbërriti në Francë të dielën dhe se do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të hënën, pas së cilave ai duhet të nënshkruajë kontratën.

Shaqiri mbërriti në Liverpool në vitin 2018 nga Stoke City.

Ai më herët ka luajtur për Basel, Bayern Munich dhe Inter Milan. Ai luajti 63 ndeshje për “redsat” dhe shënoi tetë gola.

Në fanellën e kombëtares zvicerane, sulmuesi i shkëlqyer luajti 96 ndeshje duke shënuar 26 gola.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në Lezhë, rikualifikim urban për lagjen “Bregu i Drinit”
Artikulli tjetërGjergji: Përdorimi i vaksinave të pacertifikuara nga EMA po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve