Ballina Bota

BRUKSEL – Michel: Për emigrantët afganë, partneritet me vendet e treta

BRUKSEL, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Në lidhje me situatën në Afganistan, ne duhet të adresojmë çështjet që lidhen me migrimin, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Qasja duhet të konsistojë në zhvillimin e partneriteteve me vendet e treta, për të identifikuar strategjitë dhe për të siguruar që migrimi të jetë i rregullt”, shtoi ai.

Michel, gjithashtu, kujtoi nevojën “për të mbrojtur interesat evropiane” dhe se ekziston një “garanci e sigurisë”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore, pezullohen 68 leje drejtimi dhe masë administrative për 2871 shoferë
Artikulli tjetërAgroturizmi “Te fuçitë”, një kombinim i bukur i peizazhit natyror dhe produkteve bio