Ballina Flash

Vaksina Sputnik modifikohet për variantin Delta

MOSKË, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Studiuesit rusë thonë se kanë modifikuar vaksinën antiCOVID-19 Sputnik V për përdorim kundër variantit më ngjitës Delta.

“Vaksina tashmë e zhvilluar është në frigorifer”, tha kreu i Institutit Gamaleya, Alexander Ginzburg, për agjensinë Interfax.

Ai tha se ishte ende shumë herët për të folur për nivelin e efikasitetit të vaksinës.

Njëkohësisht, Ginzburg mbrojti përdorimin e një vaksine të quajtur Sputnik Light, si një dozë vaksine përforcuese për plotësisht të vaksinuarit me dy doza BioNTech/Pfizer.

Rusia deri më tani ka zhvilluar gjithsej katër vaksina kundër koronavirusit të ri dhe është duke punuar me të pestën, sipas autoriteteve.

Sputnik V, i miratuar në rreth 70 vende, është shitur ndërkombëtarisht deri më tani.

Sipas Ministrit rus të Shëndetësisë Mikhail Murashko, Sputnik V thuhet se ka një normë efikasiteti prej 83 për qind kundrejt infeksioneve me variantin Delta./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Lidhja e strehimit të afganëve me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet, fabrikim nga ata që janë turpi i shqiptarisë
Artikulli tjetërShpejtësi deri në 185 km/orë, arrestohen 9 persona dhe pezullohen 41 leje drejtimi