Ballina Bota

GJERMANI – Steinmeier: Ndërtimi i Murit të Berlinit fatal për botën

BERLIN, 13 gusht /ATSH-ANSA/ – 13 gushti (1961) ishte një ditë fatale për Gjermaninë dhe për botën, deklaroi presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore që po zhvillohet sot në Berlin për 60-vjetorin e ndërtimi të murit, që ndau qytetin për 28 vjet, deri në vitin 1989.

“Muri i Berlinit çimentoi ndarjen e botës”, tha ai duke nënvizuar se sa e dhunshme dhe çnjerëzore ishte kjo ndarje, që parandaloi kontaktet mes të afërmve, ndarjes së familjeve dhe miqve.

”Përkujtimi i ngjarjeve si 13 gushti shënon një sfidë që mbetet përgjithmonë. Liria dhe demokracia nuk jepen përgjithmonë”, theksoi shefi i shtetit.

“Duhet angazhim dhe pasion për t’i mbajtur ato dhe mendojeni këtë kur të votoni”, deklaroi Steinmeier./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZv.ambasadori amerikan publikon pamjen e bukur të Tiranës: Qytet i gjelbër dhe qiell blu
Artikulli tjetërOpen Balkan, mirëqenie patriotike e jo simbolikë nacionaliste