Ballina Ekonomi

1505 aplikime online përmes e-Albania për shërbime doganore

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ 1505 aplikime janë realizuar online përmes e-Albania nga Administrata Doganore gjatë periudhës janar-korrik 2021.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thotë se vetëm gjatë muajit korrik janë kryer 824 aplikime.

Kjo, tha Denaj, lidhet me shtimin e 27 shërbimeve të reja.

Sot 92 % e shërbimeve doganore kryhen on line, falë zbatimit të reformës së dixhitalizimit, gjë që ka sjellë reduktim të kohës dhe shërbim më të shpejtë për operatorët ekonomikë.

Për 34 shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë në rrugë elektronike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAhmeti për nismën “Open Balkan”: S’po përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës
Artikulli tjetër20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Meta: Shqiptarët të përkushtuar për integrimin euroatlantik