Ballina Flash

Parku Kombëtar i Llogarasë, jashtë çdo rreziku

TIRANË, 12 gusht/ATSH/- Pas dy javësh luftë me flakët, sot Parku Kombëtar i Llogarasë është jashtë çdo rreziku.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë shpreh mirënjohje për të gjitha forcat e angazhuara në kontrollin dhe shuarjen e zjarrit.

“Falenderojmë Forcat e Armatosura, zjarrfikësit, Agjencinë e Mbrojtjes Civile, dhe padyshim ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Prefektin e Qarkut Vlorë për koordinimin e operacionit dhe angazhimin përtej detyrës. Falenderojmë në mënyrë të veçantë edhe banorët e Dukatit që ju bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit. Më në fund prej dy javësh zona merr frymë lirisht”, shprehet Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë.

Zjarri që përfshiu pjesën perëndimore të gadishullit, kërcënoi Parkun Kombëtar të “Llogorasë” dhe pas dy javësh mundi dhe sakrificash të qindra punonjësve u bë e mundur që të shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Karaburun.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Ende luftë me zjarret, mungesa e energjisë elektrike problem për ujësjellësat
Artikulli tjetërPrefekti Kuçana për ATSH: Situatë më e qetë në Kukës, shuhet zjarri në Lekbibaj