Ballina Flash

Bashkia Bulqizë përfundon investimin për kanalin ujitës Tuçep-Çerenec

TIRANË 11 gusht /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Bulqizës ka përfunduar punimet e kanalit ujitës Tuçep-Çerenec, që do të ju shërbejë disa fshatrave për vaditjen e më shumë se 700 ha tokë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla  i cili shprehet se ky është një premtim i mbajtur.

“Kanali ujitës Tuçep-Çerenec ka qenë një nga projektet e premtuara elektorale, për realizimin e të cilit kemi punuar me shumë përkushtim. Janë rreth 700 ha sipërfaqe bujqësore që do të përfitojnë nga ky kanal, ku tashmë ka përfunduar më shumë se gjysma e tij”, shprehet ai.

“Një premtim i mbajtur për banorët e fshatrave Tuçep, Ostren i Vogël, Lladomericë, Miresh, Terbaç, Golevisht, Viçisht e Çerenec. Ne do të vazhdojmë të jemi kudo në Bulqizë, në çdo njësi, fshat apo lagje”, shprehet ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ekspertët: Zhdukja e Covid-19 është e mundur
Artikulli tjetërFUTBOLL – Mesi: I ngazëllyer për të bërë diçka speciale te PSG